|

Lëngu që mbron mushkëritë nga duhani…

loading...


Të gjithë e dimë se duhanpirja është ndër zakonet më të këqija që njeriu mund të përftojë.
Ajo dëmton çdo qelizë dhe organ të organizmit tonë. Kryesisht, pirja e cigares shkakton dëmtimet më serioze në mushkri dhe është arsyeja numër një e kancerit te tyre. Edhe disa sëmundje si astma dhe bronkiti janë të lidhura me duhanpirjen. Përbërja e pijes që rekomandojmë rrit kapacitetin antioksidues në trup dhe për këtë arsye, ndihmon neutralizimin e radikaleve të lira që çlirohen nga tymosja e duhanit. Nëse jeni duhanpirës, këshilla e parë dhe thelbësore është ta ndërprisni këtë zakon vdekjeprurës. Por, nëse nuk arrini ta bëni këtë të mirë për veten tuaj, atëherë praktikoni këtë recetë e cila ndihmon më së miri në shëndetin e mushkërive tuaja. Përbërësit: 2 lugë Shafran Indie 1 copë të vogël xhenxhefil të freskët 1 litër ujë (mundësisht burimi ose të filtruar) 400gr hudhër, të qëruar dhe të prerë në katërsh 200gr sheqer nga kallamsheqeri, të papërpunuarPërgatitja: Vini ujin në zjarr. I shtoni sheqerin. Pasi të vlojë, i shtoni përbërësit e tjerë. E të vlojë derisa përzierja të shkojë në gjysmë të volumit fillestar. Më pas e kulloni dhe e vendosni në një shishe qelqi. Pasi të ftohet e lini në frigorifer. Si ta përdorni: Mund ta përdorni çdo ditë, esëll në mëngjes dhe para gjumit (dy orë pas vaktit të darkës), nga 2 lugë supe. Ushqime të tjera që ndihmojnë shëndetin e mushkërive Mollët: flavonolet që ndodhen te mollët ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes dhe lirimin e tyre. Por kjo ndodh nëse konsumohen të paktën 4 mollë në javë. Limoni jeshil: përmban substanca mjaft të dobishme për mbrojtjen e qelizave nga çrregullime kancerogjene. Portokajtë: vitamina C ndihmon rikuperimin e mureve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut. Karotat: beta-karoten e cila shndërrohet në vitaminë A, lidhet me rrezik më të ulët të astmës. Farat e linit: në sajë të acideve lyrore omega 3 dhe magnezit që përmbajne, ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe në zbutjen e muskujve. Lëngu i shegëve: mund të veproje si një ushtar i mirë trajnuar kundër agresorëve kancerogjene ndaj qelizave të mushkërive.
1

loading...

Short URL: http://lajmex.press/?p=54206

Posted by on Dec 13 2016. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
Lëvizja BESA
loading...
Loading...
.