|

Skandal: Bujari si mjek kujdestar lidhet në emision politik nga spitali, kush kujdeset për pacientët?

loading...

untitled
Një skandal me përmasa botërore ka ndodhur para pak minutash në emisionin “Clik Plus” në Tv21. Mjeku kujdestar Bujar Osmani, në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së është lidhur me skajp në emision politik për të mbrojtur partinë e tij, duke debatuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, PDSH-së dhe APSH-së. Opinioni menjëherë ka reagur duke parashtruar pyetjen se çka ka mundur të ndodhë me ndonjë pacient rast urgjent, deri sa mjeku kujdestar debaton në emision politik. Poashtu nuk kanë munguar edhe pyetjet mos ndoshta të gjithë përfaqësuesit tjerë të BDI-së janë sëmurë për spital pas debaklit zgjedhor dhe vetën Osmani ka mbetur për ti mbrojtur. “Mjeku kujdestar mysafir në debat politik. Pacienti le të presë ose le të vdesë, partia jo”, ka komentuar kolumnisti Ramadan Ramadani.

loading...

Short URL: http://lajmex.press/?p=54209

Posted by on Dec 13 2016. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
Lëvizja BESA
loading...
Loading...
.