|

Tentojnë të vrasin djalin nga Puka, killerat harrojnë frenat e dorës dhe makina përfundon në humnerë

loading...


Një video me plot gojën “të paparë” do të keni mundësinë ta shihni në vijim, ekskluzivisht për JOQ. Në korrik të vitit 2015 tentohet të kryhet një tentativë vrasjeje ndaj një të riu në Fushë-Arrëz, Pukë.

loading...

Nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip Audi dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes-Benz. Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar.

Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre. Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u bërë copë e çikë.

Të papara janë momentet kur dy autorët vrapojnë me armë në dorë pas makinës që po bie në humnerë. Një histori vërtetë tragjiko-komike që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Ndërkohë djali i cili ishte objektiv i kësaj tentative vrasjeje, informon se as policia e Pukës dhe as gjykata nuk kanë marrë mundimin të merren me këtë çështje.

Ai madje akuzon edhe shefin e komisariatit të Pukës i cili sipas tij ka lidhje familjare me dy autorët e ngjarjes të cilët raportohen se janë vëllezër. Urojmë që policia dhe drejtësia ta ndjekin sa më parë këtë çështje. Në vijim ju ftojmë të ndiqni videon.
untitled

Short URL: http://lajmex.press/?p=54200

Posted by on Dec 13 2016. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
Lëvizja BESA
loading...
Loading...
.